OBSH: Rrezik i lartë nga infektimi me Omicron

obsh rrezik i larte nga infektimi me omicron
obsh rrezik i larte nga infektimi me omicron
[embedded content][embedded content]

12:16 29/11/2021

“Mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore”

Organizata Botërore e Shëndetësisë e kategorizoi Omicronin, në shkallën më të lartë të rrezikut. Sipas një deklarate për shtyp të publikuar online, varianti më i ri i koronavirusit mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore dhe të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Dyshimet hidhen për shkak të mutacioneve të shumta që proteina Spajk ka pësuar nga ky variant, pikërisht në zonën ku krijohet lidhja me qelizat njerëzore. Megjithatë, ekspertët thonë se deri më tani, infektimi me Omicron nuk ka shkaktuar asnjë viktimë, teksa mbetet për t’u saktësuar shpejtësia e ngjitjes dhe shkalla e rrezikut të dëmeve shëndetësore që mund të shkaktojë.

Ekspertët e OBSH-së shprehen se të vaksinuarit janë mjaftueshëm të mbrojtur përballë këtij varianti. Thirrje u bëhet qeverive botërore të ashpërsojnë masat për frenimin e përhapjes së Covid-19. Japonia dhe Zelanda e Re janë vendet e radhës që blinduan kufijtë për gjithë të huajt, nga frika e hyrjes së të infektuarve me këtë variant.

Në Holandë, policia arrestoi një çift që u përpoq të arratisej nga hoteli ku ishte vendosur në karantinë, para nisjes drejt Spanjës nga aeroporti i Amsterdamit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts