OBSH: Shkalla e infeksioneve të reja me COVID-19 po i afrohet një rekordi

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të premten se një rritje alarmante në rastet me Covid-19 ka shtyrë infeksionet globale drejt nivelit të tyre më të lartë në pandemi.

“Në të gjithë botën, rastet dhe vdekjet po vazhdojnë të rriten me ritme shqetësuese”, ka thënë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë të fokusuar në Papua Guinea e Re dhe Paqësorin perëndimor.

“Globalisht, numri i rasteve të reja në javë është gati dyfishuar gjatë dy muajve të fundit. Kjo po i afrohet shkallës më të lartë të infeksionit që kemi parë deri më tani gjatë pandemisë”, vazhdoi ai.

“Disa vende që kishin shmangur më parë transmetimin e përhapur tani po shohin rritje të madhe të infeksioneve”, tha Tedros, duke përmendur Papua Guinenë e Re si një shembull.

Tedros tha se agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë të vlerësojë evolucionin e krizës së coronavirusit dhe “të rregullojë këshillat në përputhje me rrethanat”.

Sipas rregulloreve ndërkombëtare të shëndetit, tha Tedros, komiteti i urgjencës i OBSH-së u mblodh të enjten dhe ai pret të marrë këshillat e tyre të hënën.

“Globalisht, mesazhi ynë për të gjithë njerëzit në të gjitha vendet mbetet i njëjtë. Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur në përfundimin e pandemisë”, ka shtuar ai.

Më shumë se 139 milionë raste me Covid-19 janë raportuar në të gjithë botën, me 2.9 milionë vdekje, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. OBSH shpalli koronavirusin një pandemi globale më 11 mars 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *