OBSH: Vaksinat anti-Covid do të dërgohen në Kosovë brenda tri javëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se vaksinat anti-Covid do të dërgohen në Kosovë brenda tri javëve. Për këtë vonesë T7 ka kontaktuar me vetë Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Sergy Koryak nga OBSH ka thënë se ka pasur vonesë për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike në Kosovë.

E përpos kësaj Koryak ka shtuar se vaksinat priten të mbërrijnë në Kosovë brenda tri javëve. E nga Ministrinë e Shëndetësisë janë shprehur se nuk ka datë të caktuar se kur do të vijë vaksina anti-Covid.
Mirëpo siç shihet, që nga data 18 shkurt është përgatitur plani për shpërndarjen e vaksinës.

Ndërkohë krejt këto Bujar Vitija, njohës i Shëndetësisë i gjen të pa arsyeshme sepse sipas tij Kosova është vendi me gjendjen më të keqe epidemiologjike në rajon. Ndërkohë më herët u tha nga Ministria e Shëndetësisë se 33 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca do të vijnë gjatë muajit mars, ndërsa tani priten që të vijnë vetëm 24 mijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *