Oerd Bylykbashi tërheq fjalën në Kuvend në shenjë proteste: Dy minuta është tallje me elektoratin që na ka zgjedhur! Është diskriminuese…









Deputeti Oerd Bylykbashi ka tërhequr fjalën e tij në Kuvend në shenjë proteste. Ai deklaroi se koha dy minuta e përcaktuar për të folur është tallje me elektoratin që i ka votuar për t’i përfaqësuar në Kuvend.

Në vijim të diskutimeve për radhën e fjalës, Bylykbashi iu drejtua drejtueses së seancës që të mos bëhet palë për diskriminin e deputetëve brenda grupeve parlamentare.

“Duke qenë se kjo është një seancë e rëndësishme e gjej të papranueshme faktin që një deputet flet vetëm dy minuta për çështje që janë të rëndësishme. Brenda grupeve parlamentare duhet të garantoni barazinë mes deputetëve. Jam i vetmi deputet që kam dy minuta kohë.

Parlamenti bëhet palë në një proces diskriminim brenda grupebe parlamentare. Dy minuta është tallje qesharake. I keni lënë kohë të pamjaftueshme çështjeve të rëndësishme që ka elektorati.

Nuk kam marrë ende përgjigje kush është akti me të cilin parlamenti përcakton se kush është brenda dhe jashtë grupeve parlamentare. Është diskriminuese që deputetët të kenë kohë të ndryshme brenda grupit parlamentar. Në shenjë proteste unë tërheq fjalën time”, deklaroi Bylykbashi.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.