Ofendimet e tifozëve të Lazio-s në drejtim të Elseid Hysajt/ Pas qëndrimit të David Sassoli-t reagon Taulant Balla: Faleminderit për solidaritetin e treguar!








Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka falënderuar presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli për solidaritetin e treguar ndaj futbollistit shqiptar Elseid Hysaj.

Taulant-Balla-MSA-bruksel

“Faleminderit presidentit David Sassoli për solidaritetin ndaj futbollistit tonë Elseid Hysaj”, shkruan Balla në një shënim në rrjetet sociale.

Më herët David Sassoli shprehu solidaritet me Hysajn, i cili u sulmua dhe u etiketua si “krimb” nga tifozët ultras vetëm pse këndoi këngën partizane “Bella Ciao” gjatë prezantimit te ekipi.

Solidaritet me futbollistin shqiptar të Lazio Elseid Hysaj, sulmuar nga ultrasit që e cilësuan si “krimb” në një banderolë të turpshme, pasi kishte kënduar “Bella Ciao” gjatë prezantimit te ekipi.  Kohët e fundit jemi kthyer nga triumfi i bukur italian në Europian: Është për të ardhur keq që të prishim këtë atmosferë festive me shfaqje të intolerancës që nuk duhet të ketë kurrë strehë në botën e sportit ose diku tjetër”, shkruan Sassoli.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *