
13:36 12/05/2022
Në përgjigje të deklaratës së liderëve të Finlandës, të cilët u shprehën pro bashkimit me alencën ushtarake të NATO-s, Moska ka reaguar me kërcënime.
“Aderimi i Finlandës në NATO është një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të vendit”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Rusisë.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme thuhet po ashtu se Rusia do të detyrohet të marrë hapa hakmarrës.
“Rusia do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës, si të natyrës ushtarako-teknike ashtu edhe të natyrave të tjera, që të ndalojë shfaqjen e kërcënimeve ndaj sigurisë së saj kombëtare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë./tvklan.al