“Oh, çfarë kali je”/ Skandal në Bosnje, këshilltarja i hipën mbi shpinë kryetarit të bashkisë

Një video e publikuar në rrjete sociale shfaq një këshilltare të kryetarit të bashkisë në Banja Luka të Bosnje Hercegovinës, duke i hipur mbi shpinë kryetarit.

“Çfarë kali je?”- dëgjohet të thotë ajo teksa të dy qeshin. Kryetari Drasko Stanivukoviç njihet për dashurinë që ka ndaj kuajve ndërsa në video këshilltarja e tij Olga Babiç shfaqet e ulur në pjesën e pasme të kryetarit, i cili mesa duket po e mëson të kalërojë.

“Ti e drejton shpinën dhe më merr jakën, sikur frenat të ishin nga një kalë”- thotë në një moment Stanivukoviç, ndërsa vajza e ulur në kurriz nga ana tjetër bërtet “ojha”.

Ai pastaj i jep asaj udhëzime se si të drejtojë kalin. Më pas ajo bie në krahët e tij dhë të dy duken shumë të lumtur. Videoja ka shkaktuar reagime të shumta tek qytetarët.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *