“Oh Zot, një ari!”, gruaja surprizohet nga vizitori i papritur

oh zot nje ari gruaja surprizohet nga vizitori i papritur

oh zot nje ari gruaja surprizohet nga vizitori i papritur

13:25 18/08/2023

Një banore e Floridës, e cila është mësuar të shohë shpesh pranë shtëpisë aligatorë dhe gjarpërinj, u gjend e papërgatitur përpara një ‘vizitori’ të pazakontë.

Sapo doli nga dera e shtëpisë me qenin e saj, Gina Helsel hidhet përpjetë nga tmerri kur sheh një ari.

“Oh Zot, një ari”, dëgjohet në video.

Ajo u shpreh për “BBC” se një ditë më vonë, pa filmimet nga kamera në zilen e derës së saj. Fatmirësisht, Helsel dhe qeni nuk pësuan asnjë lëndim.

“Fëmijët e mi po qanin. Ata thoshin ‘mami, ti desh vdiqe. Por më pas nisën të qeshnin”, thotë ajo.

Pas incidentit, Helsen ka instaluar një kamera të re me alarm si masë sigurie./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts