OKB: 100 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit në Mianmar

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se afërsisht 100 mijë njerëz u zhvendosën si rezultat i përplasjeve të armatosura midis ushtrisë dhe grupeve të armatosura rebele në Mianmar ku ndodhi grusht shteti.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e OKB-së në Mianmar thuhet se përplasjet midis grupeve të armatosura etnike dhe ushtrisë në Kayah, në një nga provincat lindore të vendit ndikuan negativisht tek civilët.

Në deklaratë bëhet e ditur se shumë njerëz humbën jetën si rezultat i sulmeve ajrore nga ushtria ndaj civilëve në provincën Kayah afër kufirit të Tajlandës dhe rreth 100 mijë civilë lanë shtëpitë e tyre dhe u strehuan në zonat pyjore ose në rajonin kufitar për shkak të përplasjeve.

Civilët që braktisën shtëpitë e tyre kishin nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe ilaçe ndërsa ushtria e Mianmarit parandaloi qëllimisht ndihmën humanitare për civilët.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) më 29 maj deklaroi se 120 mijë njerëz braktisën shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve dhe pasigurisë midis palëve.

UNHCR-ja tha se që kur grusht shteti ushtarak ndodhi më 1 shkurt, të paktën 75 civilë të rrëmbyer nga ushtria e Mianmarit janë zhdukur.

Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Punëve të Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Deri më tani 857 persona e kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së ushtrisë ndaj kundërshtarëve të grushtit të shtetit.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë në arrest.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *