OKB: 25 civilë të vrarë në Ukrainë

12:19 25/02/2022

Zyra për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara kanë raportuar se 25 civilë kanë humbur jetën si pasojë e luftimeve që prej të enjten në Ukrainë.

E njëjta zyrë raporton se 102 persona kanë mbetur të plagosur. Zyra për të Drejtat e Njeriut bën thirrje se viktimat dhe të plagosurit janë shkaktuar si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve ajrore.

Megjithatë një zëdhënëse e OKB-së tha se ky numër është paraprak dhe numri i vërtetë i viktimave e të plagosurve mund të jetë më i madh.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas kanë raportuar se si pasojë e luftimeve kanë humbur jetën 137 persona, ushtarë dhe civilë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.