OKB: 45 milionë persona të kërcënuar nga uria, afganët më të goditurit

Rreth 45 milionë njerëz në të gjithë globin janë aktualisht të kërcënuar nga uria,  veçanërisht në  Afganistan ku situata paraqitet kritike, njoftoi OKB-ja.

Bëhet fjalë për rreth 3 milionë raste më shumë se sa ishte parashikuar në fillim të vitit, tha të hënën në Romë Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP).

Pandemia e koronavirusit dhe efektet e saj janë përgjegjëse për urinë e 15 milionë njerëzve, tha ai.

Shefi i WFP-së, David Beasley u bëri thirrje individëve të pasur që të ndihmojnë me donacionet e njëhershme.

Ai tha se 7 miliardë dollarë do të mjaftonin për t’u siguruar  45 milionë njerëzve një vakt ditor për një vit.

“Ndërsa Covid po përkeqëson brishtësinë në mbarë botën, konflikti i krijuar nga njeriu po nxit paqëndrueshmëri dhe po fuqizon një valë të re urie që rrezikon të përfshijë botën.

Pasojat që paguhen me varfërinë janë të paimagjinueshme,” tha Beasley në një deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *