OKB: 7,3 milionë njerëz në Jemen kanë nevojë për strehim

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) deklaroi se 7,3 milionë njerëz në Jemen kanë nevojë për strehim për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës dhe rritjes së vështirësive ekonomike si rezultat i luftës civile.

Në një deklaratë nga UNHCR në Twitter theksohet se nevoja për strehim ka arritur kulmin si pasojë e luftës civile që po vazhdon prej rreth shtatë vitesh në Jemen.

“7,3 milionë jemenas kanë nevojë për strehim dhe ndihmë ushqimore. 75 për qind prej tyre janë gra dhe fëmijë”, thuhet më tej.

UNHCR gjithashtu njoftoi se një ekspozitë u mbajt sot në kryeqytetin Sana për t’i dhënë zgjidhje nevojës në rritje për strehim në Jemen.

Jemeni është përfshirë nga përleshjet dhe dhuna që nga viti 2014, kur lëvizja rebele Houthi e mbështetur nga Irani mori kontrollin në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *