OKB bën bilancin e fundit: 364 civilë janë vrarë në Ukrainë, mes tyre 25 fëmijë

OKB ka bërë përditësimin e fundit mbi numrin e  viktimave të konfirmuara nga lufta në Ukrainë, që nisi më 24 shkurt. 

Nga të dhënat zyrtare mësohet se të paktën 364 civilë janë vrarë, duke përfshirë 25 fëmijë dhe 759 të tjerë janë plagosur. Sipas OKB-së, shifrat reale ka të ngjarë të jenë “konsiderueshme më të larta”. 

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave,” thotë raporti i OKB.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.