OKB e shqetësuar nga përshkallëzimi i dhunës në veriperëndim të Sirisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me përshkallëzimin e dhunës në veriperëndim të Sirisë, e cila paraqet një rrezik në rritje për civilët.

Farhan Haq, zëvendës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres tha se luftimet e vazhdueshme kanë shkaktuar vdekje dhe plagosje të dhjetëra civilëve në javët e fundit, përfshirë gra dhe fëmijë.

“Raportet e fundit tregojnë se shtatë civilë, përfshirë tre fëmijë, u vranë në bombardimet e fshatit Beiyloun në pjesën jugore rurale të Idlibit të enjten. Shtatë civilë të tjerë u plagosën, përfshirë një vajzë”, tha Haq.

“Sulme të tilla shkaktojnë shqetësime në lidhje me pajtueshmërinë me ligjin ndërkombëtar humanitar, i cili kërkon që palët të marrin të gjitha masat e mundshme paraprake për të shmangur dhe zvogëluar viktimat civile”, shtoi ai.

Një korrespodent i AA-së ka mësuar se 13 persona janë vrarë në sulmet e forcave të regjimit sirian dhe grupeve aleate terroriste në zonat e banuara në provincën veriperëndimore të Idlib të dielën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *