OKB fond prej 95 miliardë dollarësh për rindërtimin e Gazës

Një fond prej 95 milionë dollarë për rindërtimin e Gazës, është përgjigjia politike dhe humanitare, propozuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbledhur në Nju Jork për t’i bërë ballë armëpushimit të brishtë mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez.

“Ngjarjet e fundit, që kanë ndodhur na kanë treguar edhe një herë koston e konfliktit shumëvjeçar”, deklaroi koordinatori special i OKB-së për Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.

“Kjo është mungesa e dritës në fund të tunelit, që vret shpresën dhe ofron një hapësirë për ata që nuk janë të interesuar për të arritur një paqe afatgjatë”, shtoi ai.

Në këtë fazë të fundit të konfliktit sipas të dhënave nga  Wennesland, 250 palestinezë janë vrarë duke përfshirë këtu familje dhe 66 fëmijë.

Në Izrael, 13 persona kanë humbur jetën, dy prej të cilëve fëmijë.

Sipas të dhënave nga OKB, në Gaza të paktën 57 shkolla, nëntë spitale dhe 19 qendra të shëndetit primar janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht, ndërkohë që sistemi shëndetësor është përballur gjithashtu me peshën e pandemisë.

Fondi prej 95 milionë dollarësh synon të ndihmojë një milionë persona në tre muajt e ardhshëm për sa i përket shërbimeve shëndetësore, arsimit dhe sigurisë ushqimore.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *