OKB: Globi drejt katastrofës

okb globi drejt katastrofes

19:20 20/09/2021

Raporti i ri, Guterres: Ngrohja globale kërcënon

Bashkësia ndërkombëtare me shumë gjasa nuk e arrin dot objektivin për kufizimin e ngrohjes globale deri në 1,5 gradë Celcius. Një raport i ri i Agjencisë së Klimës të OKB-së arrin në përfundimin, se bota ndodhet në një rrugë katastrofale në drejtim të ngrohjes globale 2,7 gradë Celcius”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

okb globi drejt katastrofes

Nga 191 vende pjesëmarrëse të Marrëveshjes së Parisit vlerësohet e se ngrohja globale duhet të kufizohet nën 2 gradë. Kjo kërkon reduktimin masiv të emetimit të gazrave karbonikë. Nëse ky objektiv nuk arrihet, kërcënon “humbje masive e jetëve të njerëzve dhe bazës jetësore”, paralajmëroi Guterres. Raporti i OKB-së pas verifikimit të objektivave kombëtare arrin në konkluzionin se emetimet e gazrave karbonikë në fund të kësaj dekade, do të jenë 16% më të larta se në vitin 2010.

okb globi drejt katastrofes 1

Të gjitha shifrat e përgjithshme të emetimeve të gazrave karbonikë lëvizin në drejtim të gabuar”, tha drejtuesja e OKB-së për klimën, Patricia Espinosa. Në bazë të Marrëveshjes së Parisit, vendet duhet të verifikonin objektivat e tyre deri ë fund të vitit 2020. Me këto të dhëna të reja të vendeve, emetimet e këtij grupi, ku bën pjesë BE dhe SHBA do të uleshin deri në vitin 2030 me 12% krahasuar me 2010-n. Kjo është një “shkëndijë shprese”, por që nuk e ndryshon “pamjen e errët të përgjithshme”, thekson Espinosa.

Guterres paralajmëroi krerët e shteteve dhe qeverive gjashtë javë para Konferencës Botërore të Klimës në Glasgou të bëjnë më shumë. “Ne duhet të paraqesim në Glasgou qëllimet tona më ambicioze pasi koha po na mbron”, u shpreh ai.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts