
12:54 28/03/2022
Komuniteti ndërkombëtar kërkon që vajzat të arsimohen dhe më pas të punësohen
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me një vendim të sundimtarëve talebanë të Afganistanit. Këta të fundit po u mohojnë vajzave të mitura të kenë akses në arsimin e mesëm. OKB ka bërë thirrje grupit që të rihapë shkollat për nxënëset pa u vonuar më shumë.
Javën e kaluar, talebanët u tërhoqën pas një njoftimi se shkollat e mesme do të hapeshin për vajzat, duke thënë se ato do të qëndronin të mbyllura derisa të hartohej një plan në përputhje me ligjin islamik për rihapjen e tyre.
Komuniteti ndërkombëtar e ka bërë arsimimin e vajzave një kërkesë kyçe për çdo njohje të ardhshme të administratës talebane, e cila mori vendin Gushtin e kaluar. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se vendimi i talebanëve ishte “një zhgënjim i thellë dhe thellësisht i dëmshëm për Afganistanin“.
Po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara anuluan papritur takimet me talebanët në Doha që ishin caktuar për të trajtuar çështjet kryesore ekonomike.
Këshilli i Sigurimit i kërkoi Deborah Lyons, Përfaqësueses Speciale të OKB-së për Afganistanin, që të angazhohej me autoritetet përkatëse afgane dhe palët e interesuara për këtë çështje dhe të raportonte mbi përparimin. Herën e fundit që talebanët sunduan Afganistanin, nga viti 1996 deri në 2001 ndaluan arsimimin e femrave dhe punësimin e tyre.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al