OKB i kërkon Musk që të respektojë të drejtat e njeriut në Twitter

13:17 07/11/2022

Elon musk shkarkoi rreth gjysmën e punonjësve pas blerjes së platformës

OKB-ja i ka bërë thirrje miliarderit Elon Musk që  të sigurojë që të drejtat e njeriut të jenë në qendër të menaxhimit të Twitter-it.

Në një letër të hapur , Volker Türk, komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, tha se raportet e pronarit të ri që pushonte nga puna të gjithë ekipin e të drejtave të njeriut të platformës nuk janë , nga këndvështrimi i tij, një fillim inkurajues.

“Twiter është pjesë e revolucionit global dhe ka transformuar mënyrën se si ne komunikojmë. Por, iu shkruaj me shqetësim dhe frikë lidhur me sferën publike dhe rolin e Twitterit në të”, u shpreh Turk.

Komisioneri i lartë i OKB-së paralajmëroi gjithashtu  kundër propagandimit të gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit dhe theksoi nevojën për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve.

Që nga marrja platformës për 44 miliardë dollarë javën e kaluar, Musk ka shpërbërë bordin e kompanisë, ka shkarkuar  shefin ekzekutiv së bashku me menaxherët e lartë dhe ka filluar pushimet masive nga puna të premten.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *