OKB-ja kërkon ndihmë dhe mbrojtje civile në Ukrainë

LVIV, UKRAINE – MARCH 16: A woman weaves a camouflage net with her son on March 16, 2022 in Lviv, Ukraine. Lviv has served as a stopover and shelter for the millions of Ukrainians fleeing the Russian invasion, either to the safety of nearby countries or the relative security of western Ukraine. (Photo by Alexey Furman/Getty Images)

17:21 24/03/2022

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë të re jodetyruese që kërkon një ndalim të menjëhershëm të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Përmes kësaj rezolute bëhet thirrje për ndihmë dhe mbrojtje civile në Ukrainë dhe kritikohet Rusia për krijimin e një situate të tmerrshme humanitare pasi Moska pushtoi fqinjin e saj një muaj më parë.

Në votimin në selinë e OKB-së në Nju Jork, 140 vende votuan pro dhe 38 abstenuan. Vendet që votuan kundër ishin: Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia.

Kjo vjen pas një rezolute të datën 2 Marsit ku kërkohej që Rusia të ndalonte sulmet në Ukrainë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.