OKB kërkon hetim për vrasjen e qytetarëve që morën pjesë në demonstrata

20:30 31/05/2021

Më shumë se 50 njerëz kanë vdekur që kur një valë protestash përfshiu të gjithë Kolumbinë në fund të prillit.

Vendi tanimë po përballet me mungesa të theksuara të ushqimit në disa zona si dhe të karburantit. Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin Bogotá, ndërsa demonstrata u mbajtën edhe në qytete të tjera të mëdha dhe më të vogla.

Qeveria ka zhvilluar bisedime me udhëheqësit e protestës por pa rezultat. Gjithnjë e më shumë grupe po bashkohen në demonstrata, dhe një zgjidhje e shpejtë duket e pamundur.

Shefja e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, i ka bërë thirrje qeverisë kolumbiane të fillojë një hetim të pavarur për vdekjet e protestuesve në qytetin e Cali.

Reforma e propozuar do të ulte pragun në të cilin tatohen pagat, duke prekur këdo me të ardhura mujore prej 684 Dollarë. Qeveria argumentoi se reforma ishte thelbësore për të zbutur krizën ekonomike të Kolumbisë

Tubimet e para, të organizuara nga sindikatat më të mëdha të vendit, iu bashkuan edhe njerëz të klasës së mesme që kishin frikë se ndryshimet mund t’i shihnin ato në varfëri.  Pandemia ka bërë që jeta e shumë kolumbianëve të jetë më e pasigurt, me 3.6 milion njerëz që jetojnë në varfëri.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *