OKB kërkon lirimin e shefit të centralit të Zaporizhjës

14:11 02/10/2022

Agjencia për Mbikëqyrje Bërthamore e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për lirimin e drejtorit të centralit më të madh bërthamor të Ukrainës, i cili raportohet se është rrëmbyer nga patrulla e ushtrisë ruse.

Thirrja e drejtorit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, më 1 tetor, erdhi një ditë pasi Ihor Murashov, u ndalua teksa po udhëtonte nga centrali i Zaporizhjës për në qytetin Enerhodar.

Murashov “u nxor nga vetura, iu mbyllën sytë dhe më pas u dërgua në drejtim të panjohur”, tha Enehoatom, kompania shtetërore ukrainase që mbikëqyr centralin e Zaporizhjës.

Grossi tha se shpreson që “Murashov do të kthehet te familja e tij në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë në mënyrë që ai të vazhdojë punën e tij të rëndësishme në central”, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore përmes një postimi në Twitter.

Ndalimi i Murashovit “ka një ndikim të madh” në sigurinë e tij dhe sigurinë bërthamore tha agjencia.

Është e paqartë pse Murashov është ndaluar. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje.

Centrali i Zaporizhjës dhe zona përreth kontrollohen nga forcat ruse që nga marsi, ndërkaq stafi ukrainas vazhdon të operojë me këtë uzinë.

Reaktori i fundit i centralit të Zaporizhjës u fik në shtator për shkak të granatimeve pranë uzinës bërthamore.

Kievi dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore kanë paralajmëruar se mund të shkaktohet katastrofë mjedisore si pasojë e luftimeve pranë centralit.

Rusia ka hedhur poshtë çdo thirrje për të krijuar një zonë të çmilitarizuar përreth centralit të Zaporizhjës.

Muajin e kaluar, bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore miratoi një rezolutë, përmes së cilës iu bë thirrje Rusisë që t’i japë fund pushtimit të centralit dhe “menjëherë të ndalojë çdo veprim” ndaj centralit dhe “ndaj çdo ndërtese bërthamore në Ukrainë”.

Rusia dhe Kina votuan kundër kësaj rezolute. /REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *