OKB kërkon pezullimin e veprimeve të SPAK ndaj gazetarit Qyno, “Res Publica”: Tregon nivelin e alarmit të ndërkombëtarëve mbi çështjen

okb kerkon pezullimin e veprimeve te spak ndaj gazetarit qyno res publica tregon nivelin e alarmit te nderkombetareve mbi ceshtjen
okb kerkon pezullimin e veprimeve te spak ndaj gazetarit qyno res publica tregon nivelin e alarmit te nderkombetareve mbi ceshtjen

Mbrëmjen e djeshme, Komiteti i të Drejtave të Njeriut në OKB ka kërkuar nga Shqipëria pezullimin e menjëhershëm të veprimeve të aksesit dhe përpunimit të materialeve të sekuestruara nga SPAK prej gazetarit Elton Qyno.

Ljami ëhstë bërë i ditur nga avokatët e qendrës “Res Publica” të cilët theksojnë se SPAK shpërfilli vendimin e Gjykatës së Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë dhe ndërhyri në mënyrë brutale në trajtimin e burimeve konfidenciale dhe sekuestrimin e mjeteve të punës të gazetarit Elton Qyno.

Kujtojmë se gazetari ishte duke hetuar një çështje që përkonte me dosjet e SPAK dhe nisi të publikonte të dhëna mbi këtë, me kërkesën e SPAK gjykata mori vendimin që gazetarit t’i bëhej kontroll fizik, kontroll banese dhe t’i sekuestroheshin të dhënat kompjuterike në shtëpi dhe në punë.

“Kujtojmë se SPAK shpërfilli vendimin e Gjykatës së Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë dhe ndërhyri në mënyrë brutale në trajtimin e burimeve konfidenciale dhe sekuestrimin e mjeteve të punës të gazetarit Elton Qyno. Pasi gazetari ishte duke hetuar një çështje që përkonte me dosjet e SPAK dhe nisi të publikonte të dhëna mbi këtë, me kërkesën e SPAK gjykata mori vendimin që gazetarit t’i bëhej kontroll fizik, kontroll banese dhe t’i sekuestroheshin të dhënat kompjuterike në shtëpi dhe në punë.

Avokatët e qendrës Res Publica, falë mbështetjes nga National Endoëment for Democracy, e adresuan çështjen me urgjencë te Komiteti për të Drejtat e Njeriut në OKB, si gjykata ndërkombëtare më e madhe në rang global. OKB reagoi shpejt dhe pozitivisht duke bërë të mundur që tashmë SPAK të mos nxjerrë e të përpunojë materialet e sekuestruara derisa çështja të shqyrtohet nga vetë OKB.

Një kopje e këtij vendimi tashmë i është komunikuar shtetit shqiptar dhe avokatët e z. Qyno do t‘ia vënë në dispozicion edhe Gjykatës së Lartë, e cila ka në shqyrtim rastin e gazetarit.

Ky është një reagim i paprecedent i OKB-së në nivel ndërkombëtar, gjë që tregon nivelin e alarmit të ngritur për këtë shkelje kaq flagrante të të drejtave të gazetarit Qyno por edhe të gazetarisë në përgjithësi.

Avokatët e qendrës “Res Publica” kanë shpresë që Gjykata e Lartë dhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut të OKB do t‘i japin një zgjidhje përfundimtare dhe pozitive rastit, si dhe paralajmërojnë një sërë masash që do të merren gjatë ditëve në vijim ndaj gjyqtareve që legjitimuan veprimet e SPAK në shkelje të konventave ndërkombëtare, Kushtetutës dhe ligjeve të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e “Res Publica”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts