OKB: Mbi 6 milionë të larguar nga Ukraina  

18:40 12/05/2022

Mbi 6 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga shpërthimi i konfliktit me Rusinë në fund të shkurtit, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Miliona njerëz të tjerë mendohet se janë zhvendosur brenda vetë Ukrainës, pasi shtëpi të panumërta janë shkatërruar nga bombardimet e pamëshirshme ruse.

Shumica e atyre që ikin nga Ukraina kanë hyrë në Poloni. Të tjerë udhëtojnë në Hungari, Moldavi, Rumani dhe Sllovaki. Disa kanë shkuar më tej në Europë, ose kanë udhëtuar në Rusi.

Ka pasur gjithashtu raporte të shumta për transportimin e ukrainasve në Rusi kundër dëshirës së tyre, përfshirë një numër fëmijësh./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts