OKB mbledh 6.4 miliardë dollarë për Sirinë në konferencën e Brukselit

22:12 30/03/2021

Donatorët ndërkombëtarë premtuan 6.4 miliardë dollarë ndihmë humanitare për sirianët, por ndërsa qeveritë luftojnë me ekonomitë e dobësuara në mes të pandemisë, nuk u arrit synimi për të mbledhur 10 miliardë dollarë.

“Përveç granteve, institucionet ndërkombëtare dhe donatorët premtuan 7 miliardë dollarë kredi,” tha komisioneri i BE për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic.

Janë rreth 24 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihma themelore. Ndërsa, konferenca e pestë vjetore për të mbrojtur sirianët nga uria, e organizuar nga Bashkimi Evropian, po kërkonte 4.2 miliardë dollarë për njerëzit brenda Sirisë dhe 5.8 miliardë dollarë për refugjatët në Lindjen e Mesme.

Luftimet midis forcave të ushtrisë siriane dhe rebelëve janë qetësuar pas marrëveshjes së arritur një vit më parë e cila i dha fund një fushate bombardimesh të drejtuar nga Rusia, e cila kishte zhvendosur mbi një milion njerëz. Megjithatë, sulmet ajrore ruse, së bashku me ushtritë iraniane të mbështetura nga Siria, vazhdojnë të sulmojnë vendqëndrimet e rebelëve./tvklan.al


Të ngjashme

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *