OKB: Mijëra të zhvendosur në dhunën e fundit në Somalinë qendrore

OKB sot theksoi se përveç viktimave, mijëra njerëz u zhvendosën për shkak të dhunës të së dielës në qytetin Wisil, rajoni Mudug në Somalinë veriqendrore.

Terroristët e Al-Shabaab filluan një sulm, duke shkaktuar luftë me trupat qeveritare. Sipas zyrtarëve, të paktën 31 persona, përfshirë ushtarë dhe civilë, humbën jetën.

Qeveria somaleze dënoi sulmin dhe tha se 41 terroristë të Al-Shabaab janë vrarë.

“Raportet nga Galmudug tregojnë se mijëra njerëz u zhvendosën nga dhuna në qytetin Wisil, rrethi Hobyo dhe mbërritën në Xero Dagaxley, Hobyo Galkaacyo”, theksoi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Somali. Ajo u bëri thirrje palëve në konflikt “të respektojnë dhe mbrojnë civilët”.

Grupi i lidhur me Al-Kaidën ka luftuar në Somali për më shumë se një dekadë. Ai shpesh kryen sulme me armë dhe bomba si ndaj objektivave civile ashtu edhe ushtarake.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *