OKB: Ndihma humanitare për Somalinë në nivelin më të keq në 6 vitet e fundit

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmëroi se ndihma humanitare për Somalinë është në nivelin më të keq në gjashtë vitet e fundit.

Në një deklaratë me shkrim, Zëvendëspërfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Adam Abdelmoula, vuri në dukje se organizatat humanitare kanë vështirësi për të përmbushur nevojat themelore të fëmijëve dhe grave që detyrohen të migrojnë.

“Nevojat humanitare janë rritur ndjeshëm në vitin 2021, por financimi për t’i përmbushur këto nevoja është në nivelin më të keq në gjashtë vitet e fundit”, ka thënë Abdelmoula.

Sipas OKB-së, 16 milionë njerëz në Somali kanë nevojë për ndihmë humanitare, ndërsa 2,9 milionë janë detyruar t’i lënë shtëpitë e tyre.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *