OKB ngre alarmin: Po shpërdorohet ushqimi

09:51 26/06/2021

1 miliard ton produkte të pakonsumuara përfundojnë në koshat e mbeturinave, ndikim te mjedisi

OKB kthen vëmendjen mbi dy çështjet më të rëndësishme për Tokën dhe njerëzimin. Bëhet fjalë për frenimin e ndryshimeve klimatike dhe mbi shpërdorimin ushqimor. Janë të dyja fenomene të lidhura në zinxhir, por kësaj here Organizata bën thirrje të gjitha vendeve të përshpejtojnë politikat e duhura për të ndalur shpërdorimin ushqimor.

Sipas raportit të fundit të realizuar nga Food Waste Index Report 2021, rezulton se në planetin tonë përfundojnë në koshin e plehrave rreth një mld ton ushqime të blera e të pakonsumuara. Në vend të parë të klasifikimit qëndrojnë familjet, me 11% të ushqimeve të konsumueshme, por që përfundojnë në mbeturina. Ndërsa restorantet dhe pikat e shitjes shpërdorojnë respektivisht 5% dhe 2%.

Në nivel global, çdo vit, çdo konsumator hedh poshtë mesatarisht 121 kg ushqim.

Raporti evidenton faktin se ky shpĂ«rdorim i tepruar ka impakt mjedisor, social e ekonomik  domethĂ«nĂ«s, duke vĂ«nĂ« theksin se 8-10% e çlirimit tĂ« gazrave serrĂ« nĂ« TokĂ« janĂ« si pasojĂ« pikĂ«risht e tij.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *