OKB nxjerr statistika për pandeminë

21:50 06/07/2021

Evropa po e hedh pas krahëve pandeminë. Dhe fushata e vaksinimeve po rezulton e suksesshme! Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen. E teksa kontinenti ynë po çlirohet, prezantohet edhe dosieri i fundit i OKB mbi statistikat e pandemisë.

Përtej jetëve të humbura, pasojave psikologjike e sociale që shkaktoi koronavirusi në botë, në raport vlerësohet edhe një tjetër faktor mjaft i rëndësishëm. Në vitin pandemik 2020 rreth 124 mln persona prekën varfërinë. Dhe numri i njerëzve që vuajnë urinë në botë mund të rritet me 83-132 mln individë.

Kjo si pasojë e prekjes në mënyrë drastike e ekonomisë, në nivel macro dhe mikro. Deri më sot pandemia preku mbi 185 mln njerëz, nga të cilët mbi 4 mln humbën jetën në rang global.

Në botë aktualisht statistikat më të rënda i ka shënuar Rusia, me 737 të vdekur në një ditë, ndërkohë që edhe Britania e Madhe ka shënuar rreth 29 mijë të infektuar me variantin Delta gjatë 24 orëve, i cili po shkakton frikë sërish. Ndërsa India që për muajt e fundit vuajti në mënyrë drastike shifra tragjike si pasojë e koronavirusit, shënon 390 të vdekur në ditën e fundit.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *