OKB përshpejton dërgesat e grurit nga Ukraina

12:20 11/08/2022

Ekspertët shprehen se objektivi kryesor është të arrihet 2 deri në 5 milion ton në muaj për të luftuar krizën ushqimore

Kombet e Bashkuara presin që të ketë një rritje të madhe sa i përket eksporteve të grurit të Ukrainës përmes Detit të Zi. Ekspertët shprehen se objektivi që duhet të arrihet në bazë të marreveshjes të arritur në Turqi me palët ukrainase, ruse dhe OKB-në duhet të jetë 2-5 milion ton grurë në muaj.

“Nëse anijet do të niseshin në kohën e duhur, duhen midis 24 dhe 26 orë që anija normale të drithërave të arrijë nga Odessa në Stamboll. Duke dalë, ata do të duhet t’i nënshtrohen inspektimit, të cilin ne nuk po e bëjmë edhe gjatë natës për arsye sigurie. Pra, është një ditë e gjysmë ose dy ditë në total, të cilat ne po shqyrtojmë procedurat tona për të parë mënyra se si mund të shkurtojmë kohën në inspektim dhe për t’i nisur sa më shpejt anijet”.

Rusia, Ukraina, Turqia dhe Kombet e Bashkuara ranë dakord për procedurat e tranzitit në fillim të kësaj jave. Procedurat përfshijnë një zonë mbrojtëse prej 10 milje detare për anijet. Deri më tani 12 anije të bllokuara në Ukrainë që nga pushtimi rus i 24 Shkurtit janë autorizuar të largohen dhe katër anije të tjera janë miratuar për të udhëtuar në Ukrainë. Numri i anijeve në hyrje pritej të rritet.

Kombet e Bashkuara kanë theksuar se marrëveshja e eksportit është një operacion tregtar jo humanitar  që do të drejtohet nga tregu. Të gjitha anijet duhet të inspektohen për të zbutur shqetësimet ruse se mund të kontrabandojnë armë në Ukrainë.

Qëllimi i marrëveshjes është të ndihmojë në lehtësimin e krizës globale të ushqimit që Kombet e Bashkuara thonë se është përkeqësuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe dhjetëra miliona njerëz janë pranë kufirit të krizës së urisë.

Prioriteti aktual ishte lirimi i hapësirës në hyrjet në tre portet Odessa, Chornomorsk dhe Yuzhny në mënyrë që anijet e reja të mund të hynin dhe të ngarkonin mallra. Ukraina ka rreth 20 milion ton drithë të mbetur nga prodhimi i vitit të kaluar, si dhe nga korrja e grurit të këtij viti, e cila vlerësohet të jetë 20 milion ton të tjerë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.