OKB: Pothuajse 3 milionë refugjatë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre

11:35 15/03/2022

OKB ka dhënë së fundmi një përditësim në lidhje me numrin e ukrainasve që kanë ikur nga atdheu si pasojë e luftës me Rusinë që nga data 24 Shkurt.

Sipas raportit, në total 2.95 milionë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre, prej të cilëve 1.8 milionë kanë hyrë në Poloni. Të tjerë kanë ikur drejt Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë.

Ndërkohë, UNICEF ka konfirmuar se 73,000 fëmijë ukrainas kanë ikur nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i konfliktit. Rreth 300,000 refugjatë ukrainas kanë hyrë gjithashtu në Evropën Perëndimore./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts