
16:58 08/03/2022
Sipas shifrave të fundit nga OKB, të paktën 474 civilë, përfshirë 29 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 Shkurt.
Shifra e vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë, siç beson OKB-ja.
“Kjo ka të bëjë, për shembull, me qytetet Volnovakha, Mariupol, Izium ku ka pretendime për qindra viktima civile. Këto shifra janë duke u vërtetuar më tej dhe nuk janë përfshirë në statistikat e mësipërme. Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore”, thuhet në deklaratë./tvklan.al