OKB thirrje SHBA-së që të heqë embargon ndaj Kubës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) me shumicë dërrmuese miratoi rezolutën rekomanduese e cila i bën thirrje SHBA-së që t’i japë fund embargos 61 vjeçare ndaj Kubës.

Në votimin e zhvilluar për herë të 29-të këtë vit në sallën e Asamblesë së Përgjithshme, 184 nga 193 vende anëtare të OKB-së votuan në favor të vendimit për t’i dhënë fund embargos ndaj Kubës.

Derisa SHBA-ja dhe Izraeli kanë votuar “kundër” në votim nuk morën pjesë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kolumbia dhe Ukraina.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shihen si një mjet që pasqyron vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe ato nuk kanë ndonjë detyrim ose fuqi sanksionuese.

SHBA-ja zbaton ndaj Kubës embargo ekonomike, tregtare dhe financiare që nga 19 tetori 1960 e deri më tani, embargo kjo e cila është regjistruar si më e gjata në historinë moderne.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *