OKB: Ushtria ruse vazhdon keqtrajtimin e civilëve në Krime

okb ushtria ruse vazhdon keqtrajtimin e civileve ne krime
okb ushtria ruse vazhdon keqtrajtimin e civileve ne krime

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se ushtria ruse vazhdon të keqtrajtojë civilët në Krimenë të cilën Rusia e ka aneksuar në vitin 2014.

Kryetarja e Misionit të OKB-së për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë, Matilda Bogner në një fjalim në konferencën javore në Zyrën e OKB-së në Gjenevë foli mbi situatën humanitare në Krime.

Ajo tha se me fillimin e luftës Rusi-Ukrainë situata humanitare në Krime në muajt e fundit është përkeqësuar. “Federata Ruse në Krime nëpërmjet ligjeve të këqija dhe të papërcaktuara në mënyrë të qartë vazhdon të bëjë presion mbi lirinë e shprehjes dhe të ndëshkojë kritikat kundër Rusisë dhe ushtrisë së saj”, theksoi Bogner.

Sipas saj, që nga marsi 89 persona janë ndjekur penalisht në Krime për “shënjestrimin e reputacionit të ushtrisë së Federatës Ruse”. “Mësuesit në Krime që refuzojnë të mbështesin të ashtuquajturin ‘operacion special ushtarak‘, përballen me sanksione dhe frikësime”, tha Bogner.

Pasi nënvizoi se vazhdojnë kërcënimet dhe sulmet ndaj tatarëve të Krimesë, Bogner potencoi se kanë marrë raporte lidhur me praktika të tilla si bastisje të policisë nëpër shtëpi, arrestime arbitrare dhe ndjekje penale nën akuzën e krimeve të lidhura me terrorizmin.

“Krahas kësaj, tatarët e Krimesë që janë të burgosur janë internuar në vende të shkreta në Rusi”, deklaroi Bogner e cila tërhoqi vëmendjen se këto praktika nuk janë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts