OKB vë alarmin: Rritet uria në botë

23:03 08/11/2021

“45 milionë njerëz në zi për bukë”

Programi Botëror i Ushqimit, pjesë e OKB-së ngre alarmin se numri i njerëzve që ndodhen në prag të urisë në 43 vende të botës po rritet çdo ditë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se rritja e njerëzve që përballen me zinë e bukës shkoi brenda vitit nga 42 në 45 milionë njerëz.

Luftërat, ndryshimet e klimës dhe pandemia e Covid-19, janë ato që po rritin numrin e të uriturve në botë.

Kostoja e parandalimit të urisë në nivel botëror është rritur nga 6.6 miliardë Dollarë sa ishte në fillim të vitit në 7 miliardë duke paralajmeruar se burimet tradicionale të financimit janë të mbingarkuara.

Përballë pasigurisë ushqimore, familjet po detyrohen të bëjnë zgjedhje shkatërruese duke i martuar fëmijët më herët, duke i hequr nga shkolla apo edhe duke i shitur ato si një përpjekje e dëshpëruar për të mbijetuar.

Thatësira në Afganistan shënoi një rrënim ekonomik ndërsa 12,4 milionë njerëz në Siri nuk dinë se si do të sigurojnë vaktin e tyre pas konfliktit 10-vjeçar.

Vende të tjera të cilat po përballen gjithashtu me urinë ekstreme janë Etopia, Haiti, Angola, Kenia dhe Burundi.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *