OKB: Vendet që strehojnë refugjatë kanë nevojë për më shumë mbështetje

Përfaqësuesi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) në Turqi, Philippe Leclerc, ka deklaruar se duhet të sigurohet më shumë mbështetje për Turqinë dhe vendet e tjera që strehojnë sirianë për shkak të barrës së rëndë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Leclerc tha se UNHCR përkrah se më shumë mbështetje duhet të sigurohet nga komuniteti ndërkombëtar për Turqinë dhe po ashtu edhe për të gjitha vendet fqinje që strehojnë sirianë në këtë vit të 11-të.

Leclerc tha se përgjigja ndaj një krize refugjatësh duhet të jetë një përgjegjësi globale dhe e përbashkët.

Duke theksuar se konflikti sirian pas 10 vitesh është “tragjedia e shekullit 21”, Leclerc tha se pandemia po sforcon kapacitetet e vendeve për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve të tyre dhe refugjatëve.

Ai tha se instrumenti ‘Kompakti Global për Refugjatët’ synon të lehtësojë presionet për vendet pritëse, të rrisë vetëbesimin e refugjatëve, të zgjerojë qasjen në zgjidhjet e vendeve të treta dhe të mbështesë kushtet në vendet e origjinës për kthim të sigurt dhe me dinjitet.

Sipas tij, ky instrument ofron bazën e nevojshme për ndarjen e përgjegjësive për vendet me një popullsi të madhe të refugjatëve.

“Duhet të bëhet më shumë në frymën e ‘Kompaktit Global për Refugjatët’, duke përfshirë ndihmë financiare, më shumë vende të ri-sistemimit dhe rrugë plotësuese në një kohë kur Turqia po strehon 4 milionë njerëz në kushte të vështira për shkak të pandemisë”, u shpreh Leclerc.

Ai theksoi se numri i refugjatëve sirianë ka treguar pak rënie gjatë viteve të fundit dhe se jeta e refugjatëve është duke u bërë më e vështirë.

Sipas përfaqësuesit të UNHCR-së, të gjithë duhet të kenë qasje në objektet dhe shërbimet shëndetësore, përfshirë vaksinat. Ai shtoi se pandemia COVID-19 do të vihen nën kontroll vetëm kur vaksinat të jenë në dispozicion mbi një bazë të barabartë për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga statusi i tyre.

Leclerc kujtoi se Turqia u siguroi refugjatëve në nevojë qasje falas në pajisjet e mbrojtëse, në teste dhe ilaçe për COVID-19, pavarësisht nëse kanë ose jo sigurim shoqëror.

“Si një qasje pozitive, ne jemi të lumtur kur shohim Turqinë që përfshiu refugjatët dhe emigrantët në programin e vaksinimit”, tha Leclerc.

Duke theksuar rëndësinë e zhvendosjes në një vend të tretë, Leclerc tha se kjo mund të shpëtojë jetën e disa prej refugjatëve më të prekshëm dhe t’u japë atyre shpresë të re.

“Hendeku midis nevojave dhe zhvendosjes aktuale nuk ka qenë kurrë kaq i madh. Derisa UNHCR vazhdon të kërkojë zgjidhje të qëndrueshme për të gjithë refugjatët, vendet e ri-sistemimit të vëna në dispozicion nga vendet e treta mbeten shumë të kufizuara”, u shpreh Leclerc.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *