Olaf Scholz: Bota ka hyrë në “një epokë të re” pas pushtimit të Ukrainës

14:16 27/02/2022

Porugalia, Greqia dhe Izraeli do të ndihmojnë me pajisje ushtarake Ukrainën

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se bota po hyn në një epokë të re pas sulmi të Ukrainës. Në një fjalim para ligjvënësve në seancë të posaçme parlamentare, Scholz deklaroi se Gjermania do të rrisë ndjeshëm shpenzimet e saj për mbrojtjen në më shumë se 2% të PPB.

“Ne do të duhet të investojmë më shumë në sigurinë e vendit tonë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë,” u shpreh ai, duke shtuar se qeveria ka vendosur të sigurojë 100 miliardë Euro për investime ushtarake nga buxheti i saj i vitit 2022.

Gjermania i ka dërguar Ukrainës armë mbrojtëse antitanke, raketa dhe municione. Po ashtu edhe Portugalia i ka siguruar ukrainasve pajisje ushtarake qe përfshijnë municione dhe granata.

“Portugalia mbështet Ukrainën, e cila po mbrohet kundër një pushtimi të pajustifikuar, të paligjshëm dhe të papranueshëm”, tha ministri i Mbrojtjes, Joao Cravinho në një postim në Tëitter.

Edhe Greqia ka ofruar pajisje mbrojtëse dhe ndihma humanitare. Edhe Izreali është në mesin e 25 vendeve që zotohet për të ndihmuar Ukrainën, por kryeminsitri Naftali Bennet është treguar i kujdesshëm pasi nuk dëshiron konfrontim me Rusinë.

Nga ana tjetër, Moska po izolohet gjithnjë e më shumë. Italia ka mbyllur hapësirën ajrore ndaj Rusisë dhe njësoj si ajo kanë vepruar më herët Bullgaria, Mbretëria e Bashkuar, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovenia, Republika Çeke, Estonia, Danimarka, Suedia, Belgjika, Irlanda dhe Finlanda.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.