
13:03 28/02/2022
Sytë e gjithë botës janë mbi Ukrainën këto ditë, e cila po përballet me sulmin nga Rusia. Mediat ndërkombëtare nuk kanë lënë në hije edhe bashkëshorten e presidentit, Olena Zelenska, që është një personazh me shumë ndikim në Ukrainë.
Çifti presidencial kanë 2 fëmijë, vajzën Oleksandra dhe djalin Kyrylo. Zonja e Parë e Ukrainës për disa kohë, Olena ka punuar si skenariste, duke qenë ndër më të talentuarat në fushën e saj. Olena u shfaq në kopertinën e numrit të Dhjetorit të “Vogue Ukraine” më 18 Nëntor. E radhitur si një nga gratë me më shumë ndikim në Ukrainë, ajo nisi menjëherë fushatat e saj sociale. Ajo diskutoi përpjekjen e saj të parë, reformën e të ushqyerit në shkollat e Ukrainës.
Olena është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale. Postimi i saj i fundit në Instagram, i cili ndiqet nga më shumë se një milionë njerëz, tregonte një flamur të Ukrainës me një mbishkrim ku shkruhej: “Populli im i dashur! Ukrainas! Unë po ju shikoj të gjithëve sot. Jam krenare që jetoj me ju në të njëjtin vend!”, teksa shtoi: “Thuhet se shumë njerëz janë një turmë. Kjo nuk ka të bëjë me ne. Sepse shumë ukrainas nuk janë turma. Kjo është një ushtri! Dhe sot nuk do të kem panik dhe lot. Do të jem e qetë dhe e sigurt. Fëmijët po më shikojnë. Unë do të jem pranë tyre. Dhe pranë burrit tim. Dhe me ty. Të dua! Unë e dua Ukrainën!”, ka shkruar ajo.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al