Olsi Bylyku pjesë e Big Brother! Si e komentuan opinionistët

olsi bylyku pjese e big brother si e komentuan opinionistet

01:00 – 21.01.2024

olsi bylyku pjese e big brother si e komentuan opinionistet
olsi bylyku pjese e big brother si e komentuan opinionistet

Olsi Bylyku ishte hyrja e re brenda Shtëpisë më të famshme Big Brother VIP3.

Të pyetur se si e shohin si personazh, Ori tha se Olsi ka për të qenë goxha interesant si personazh për formatin.

Ndërkohë, Einxhel theksoi se ndryshe nga të tjerët, Olsi që ka një “fan base” të madh ka shumë për të humbur nëse i del situata nga kontrolli në Big Brother.

Ori: Mendoj se do të jetë edhe më interesant aty brenda. Fakti që publiku e di se sa simpatik është në skenë dhe sa të lehtë e ka që tgi bëjë tgë gjithë për të qeshur, do t’i kuriozojë më shumë për të zbuluar këtë Olsin tjetër. Unë mendoj se ky është momenti ideal që ai mund të hynte në shtëpi sepse ai është ai aktori i humorit që mund ti bëjë njerëzit për të qeshur si në skenë edhe në jetën reale. Besoj që aty brenda është e sigurt që do të dhurojë spektakël dhe shpresojmë që banorëve t’ua rregullojë pak humorin.

Einxhel: Mua Olsi më dha një energji pozitive, dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Aty është shumë e rëndësishme se sa mirë di ta shprehësh solaritetin dhe energjinë positive. Shpresoj shumë të mos e humbas aty brenda. Për personazhe që kanë një “fan base” shumë të madh, është me risk Big Brother sepse aty ke diçka për të humbur. Ndryshe nga dikush tjetër që s’ka asgjë për të humbur, Olsi po sepse është një personazh që e ka ndërtuar karrierën me mjaft mund.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts