Omicron anulon 4500 fluturime

10:00 25/12/2021

Infektimet kanë prekur edhe sektorin e punonjësve të transportit

Mbi 4500 fluturime u anuluan gjatë fundjavës së Krishtlindjeve pas rritjes së infektimeve me variantin e ri të Covid-19, Omicron.

Transportuesit e linjave ajrore anuluan mbi 2400 fluturime vetëm të premten të cilat përkuan me datën e Krishtlindjes që zakonisht është një ditë e ngarkuar për fluturimet.

Trafiku ajror tregtar i anuluar nga SHBA me fluturime hyrëse dhe dalëse në vend përben më shumë se ¼ e fluturimeve të anuluara përgjatë fundjavës.

Kohëve të fundit në SHBA janë shënuar shifra rekord infektimesh të cilat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme me mbi 45% në një ditë të vetme dhe autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara për mundësinë e një kolapsi spitalor në vend.

Britania gjithashtu po përballet me një mungesë të stafit në industrinë e transportit pasi shumë punëtorë të këtij sektori kanë rezultuar pozitiv me Covid dhe janë izoluar.

Të parët që raportuan anulim të fluturimeve në fundjavë ishin Delta Airline dhe United Airlines.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.