Omicron/ EMA raporton në Parlamentin Evropian: Kemi gati planet emergjente, vaksinat ekzistuese ofrojnë mbrojtje ndaj variantit të ri

“Planet e emergjencës janë përpiluar, jemi gati për më të keqen, por shpresojmë për më mirë”.

Kështu ka deklaruar për variantin e ri Omicron, Emer Cooke, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave në fjalimin e saj në Parlamentin e BE. Ajo ka shtuar më tej, se të gjitha shtetet duhet të punojnë për të rritur shkallën e vaksinimit, sidomos në shtetet anëtare të BE ku mbulesa vaksinale është shumë e ulët.

Po ashtu ajo ka thënë se vaksinat e certifikuara nga EMA janë efektive ndaj këtij varianti, edhe pse ky variant i virusit ka transmetueshmëri më të madhe.

“Nga të dhënat e deritanishme të marra nga Omicron, vaksinat që kemi licencuara janë efektive dhe vazhdojnë të shpëtojnë njerëzit nga vdekja. Edhe pse varianti i ri përhapet më shumë, vaksinat që kemi do të vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje”, ka thënë Cooke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *