Omicron godet Britaninë ku infektimet kanë thyer rekorde

[embedded content][embedded content]

19:40 15/12/2021

OBSH: Varianti i ri edhe në vende që nuk e kanë zbuluar ende

Britania e Madhe ka shënuar shifrën më të lartë të infektimeve ditore me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë. 78,610 raste janë shënuar këtë të mërkurë, një rritje me 20 mijë raste më shumë nga një ditë më parë. Ekspertët besojnë se varianti Omicron ka ndikuar në rritjen e infektimeve dhe kanë bërë thirrje vazhdimisht për kujdes dhe zbatim të masave.

Këtë të mërkurë, përdorimi i certifikatës për imunizimin ndaj koronavirusit u miratua në Britani për aksesimin e ambienteve të mbyllura nga qytetarët. Këtë javë Britania shënoi edhe viktimën e parë nga Varianti Omicron çka ka shqetësuar edhe autoritet shëndetësore.

Omikron po përhapet në gjithë globin me ritme të paprecedentë. Këtë alarm e jep Organizata Botërore e Shëndetit, që konfirmoi praninë e variantit të ri në 77 vende të botës. Por sekretari i përgjithshëm i OBSH-së thotë se mundësia është e lartë që shumë vende të tjera të mos i kenë zbuluar ende të prekurit nga ky variant.

Ai tërhoqi vëmendjen se qeveritë botërore nuk po bëjnë sa duhet për të frenuar përhapjen e Omicron-it dhe kjo pritet të ndikojë drejtpërdrejt në ezaurimin e shpejtë të kapaciteteve spitalore. Kreu i OBSH-së rekomandon injektimin urgjent të dozave përforcuese.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.