“Omicron” godet kompanitë ajrore të SHBA

15:47 02/01/2022

Mbi 9200 fluturime u anuluan midis 1 dhe 2 Janarit

Pak pasi e rimori veten nga kufizimet dhe izolimet e shumta të qeverive në mbarë botën, industria e aviacionit civil po merr tani një tjetër goditje. Në ditën e parë të vitit të ri mbi 9230 fluturime nuk mundën të realizohen në SHBA për shkak të rasteve në rritje të infektimit nga COVID-19 dhe kushteve të këqija të motit.

Sipas faqes së internetit “FlightAware” që bën gjurmimin e fluturimeve civile, mbi 9230 fluturime në pjesën lindore të SHBA-së u anuluan për shkak të kushteve të këqija të motit dhe mungesës së personelit pasi punonjësit e kompanive ajrore u infektuan me COVID-19.

Për shkak të reshjeve intensive të borës janë anuluar 800 fluturime vetëm në Chicago i cili është edhe rajoni më i prekur.

Në të gjithë SHBA-në që nga 24 dhjetori e deri më tani janë anuluar mbi 12 mijë fluturime. Nga ora lokale 4 e mëngjesit e së dielës 2 Janar, 2200 fluturime të tjera u anuluan ose u vonuan.

Pushimet e Krishtlindjes shënojnë një pikë kulmore për udhëtimet ajrore, por përhapja e shpejtë e variantit shumë të transmetueshëm Omicron ka çuar në një rritje të mprehtë të infeksioneve me Covid-19, duke detyruar linjat ajrore të anulojnë fluturimet si pilotët dhe ekuipazhi në karantinë. Në javën e fundit të vitit 2021, SHBA-ja regjistroi mbi 2 milionë raste pozitive me Covid-19.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *