Omicron godet SHBA, rritet numri i pacientëve të shtruar në spital

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vetëm tre javë vendi ka regjistruar një trefishim të rasteve.

Numri i shtrimeve në spital ka arritur në 132, 646. Mjekët shprehen se pranimet e pacientëve në spital janë rritur gradualisht që nga fundi i dhjetorit.

ndërkohë është vënë re gjithashtu se Omicron ka shënuar një përhapje më të lartë se Delta.

Vendet të cilat kanë regjistruar numra të lartë të pacientëve në spitale, Delaware, Illinois, Maine, Maryland, Missouri, Ohio, Pennsylvania, Puerto Rico, Vermont, Virxhinia, Uashington dhe Wisconsin.

Nga ana tjetër mungesa e stafit ka bërë që sistemet shëndetësore në të gjithë Amerikën të përballen me vështirësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *