Omicron, Izraeli dozë të katërt për mbi 60-vjeçarët

08:48 22/12/2021

Izraeli do të bëhet vendi i parë që do të injektojë një dozë të katërt të vaksinës Covid-19 ndërsa vendi përgatitet për një valë infeksionesh të nxitura nga varianti i ri Omicron.

Ekspertët e pandemisë izraelite kanë rekomanduar një doze përforcuese të katërt për qytetarët mbi 60 vjeç dhe për punonjësit e shëndetësisë. Kryeministri Naftali Bennett e mirëpriti planin dhe u tha zyrtarëve të fillonin përgatitjen.

Kjo vendimmarrje vjen pasi Izraeli konfirmoi vdekjen e parë të një pacienti me Omicron. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë raporton se ka të paktën 340 raste të identifikuara të variantit të ri në Izrael. Parashikohet se administrimi i dozës së katërt të injektohet të paktën katër muaj pas dozës së tyre të tretë.

“Ky është një lajm i mrekullueshëm që do të na ndihmojë të kalojmë valën Omicron që po përfshin botën,” tha zoti Bennett, ndërsa u kërkoi qytetarëve që të marrin dozën sa më shpejt të jetë e mundur.

Në Izrael vetëm rreth 63% e popullsisë së saj prej 9.3 milionë banorësh ka marrë dy doza. Kjo për faktin se Izraeli është një vend relativisht i ri ku rreth një e treta e popullsisë së tij është nën moshën 14 vjeç. Izraeli ka konfirmuar rreth 8,200 vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.