‘Omicron’ mbërrin në Britaninë e Madhe, konfirmohen dy raste me variantin e ri të Covid-19

BRITANI E MADHE

Britania e Madhe shënon dy rastet e para më variantin e ri të Covid-19, Omicron. Lajmi është bërë i ditur nga qeveria britanike. Të infektuarit janë në qytetet Nottingham dhe Chelmsford.

Varianti i ri Omicron po përhapet në vende të ndryshme të botës. Në fillim ai u raportua më 24 nëntor në Afrikën e Jugut, ndërsa ditën e djeshme u shënua rasti i pari në Belgjike.

Sot mediat e huaja raportuan se edhe në Republikën Çeke është konfirmuar një rast me varianin e ri. Ndërsa në Holandë 61 persona të ardhur nga Afrika e Jugut rezultuan pozitiv me Covid-19 por nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për variantin e ri. Edhe në Gjermnai ka një rast të dyshuar me varianin e ri por ende nuk është konfirmuar.

Sipas qendrës europiane për kontrollin e sëmundjeve, niveli i rrezikut “është shumë i lartë”, dhe duhen shtuar përpjekjet për imunizim.

Shtetet e BE-së vendosën një ditë më parë të pezullojnë të gjitha udhëtimet që vijnë nga vendet e pjesës jugore të Afrikës, me shpresën të frenojnë përhapjen e variantit të ri. Ndalesa prek vende si Botsvana, Esvatini, Lesoto, Mozambik, Namibia, Afrika e Jugut dhe Zimbabve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.