Omicron mbush spitalet me fëmijë në SHBA

10:53 28/12/2021

Varianti i ri i Covid, Omicron, i cili po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqetëson autoritetet.

Sipas CNN në ditët e fundit janë pesëfishuar rastet e reja tek fëmijët këtë muaj në New York. Ndërkohë që janë dyfishuar rastet e fëmijëve që shtrohen në spital.

Në mbarë vendin shtrimet pediatrike janë rritur me 35% vetëm në javën e kaluar. Sipas ekspertëve rastet po shtohen, pasi Covid është përzierë dhe me virusin e gripit.

“Unë mendoj se do të shohim më shumë infektime tani sesa kemi parë ndonjëherë”, është shprehur për CNN, Dr. Stanley Spinner.

Ai tha se rritja e rasteve vjen dhe për shkak të grumbullimeve për festa./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.