Omicron, më pak rrezik për hospitalizimet

17:13 23/12/2021

Studimet: Përhapet më shpejt, por me pasoja më të lehta se Delta

Rreziku i shtrimit në spital pas infektimit me Omicron është deri 70% më i ulët, krahasuar me variantet e mëparshme, pavarësisht ritmeve shumë herë më të larta të përhapjes që ka varianti më i ri i Covid-19.

Në këtë përfundim arrijnë disa studime të publikuara së fundi në Britaninë e Madhe, bazuar mbi të dhënat e deritanishme e pacientëve të infektuar nga njëri prej dy varianteve në gjysmën e parë të këtij muaji.

Përqindjet e shtrimeve në spitale mes të infektuarve nga Omikroni janë më të ulëta se ato prej variantit Delta. Rreziku i shtrimit në spital nga Omicron është deri 20% më i ulët se nga Delta.

Nëse shtrohesh në spital prej Omicron-it, gjasat janë 40% më të pakta që të kalosh më tepër se një natë. Për rastet kur Omicron bëhet shkak i riinfektimit me Covid-19, rreziku i shtrimit në spital është deri 60% më i ulët sesa nga infektimi nga variantet e mëparshme.

Sipas ekspertëve të Shëndetit Publik në Skoci, nëse Omicron-i do të kishte specifikat e Deltës, deri tani do të kishte 47 të shtruar në spitalet e këtij rajoni të Britanisë së Madhe, por aktualisht ka vetëm 15 të shtruar me Omicron.

Megjithatë, ekspertët bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën, pasi të dhënat janë të përkohshme dhe kurba shtrimet në spitale mund të rriten me zgjerimin e përhapjes së këtij varianti. Konkluzione të përafërta kanë arritur edhe ekspertët në Afrikën e Jugut.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.