Omicron, OBSH thirrje për reduktimin e festimeve

omicron obsh thirrje per reduktimin e festimeve

omicron obsh thirrje per reduktimin e festimeve

09:03 21/12/2021

“Një ngjarje e anuluar është më mirë se një jetë e humbur”

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të anulojnë disa nga planet e tyre të pushimeve për të mbrojtur shëndetin publik pasi varianti Omicron po përhapet globalisht.

“Një ngjarje e anuluar është më e mirë se një jetë e anuluar”, tha kreu i OBSH-së, duke shtuar se duhet të merren “vendime të vështira”. “Në disa raste, kjo do të nënkuptojë anulimin ose vonimin e ngjarjeve,” tha ai.

Dr Tedros shtoi se tani kishte prova se varianti “po përhapet dukshëm më shpejt se… Delta”. Gjatë një konferencë për mediat kreu i OBSH-së tha: “Të gjithë jemi të sëmurë nga kjo pandemi. Të gjithë ne duam të kalojmë kohë me miqtë dhe familjen. Të gjithë ne duam të kthehemi në normalitet. Mënyra më e shpejtë për ta bërë këtë është që të gjithë ne, liderë dhe individë, të marrim vendimet e vështira që duhen marrë për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Në disa raste, kjo do të thotë anulim ose vonim i ngjarjeve… Është më mirë të anulosh tani dhe të festosh më vonë sesa të festosh tani dhe të pikëllohesh më vonë.”

Dr Tedros theksoi gjithashtu se pandemia mund të përfundojë në vitin 2022 duke siguruar që 70% e popullsisë në çdo vend të botës të vaksinohet deri në mesin e vitit të ardhshëm. Ai tha gjithashtu se Kina, ku besohet se shpërthimi ka filluar në vitin 2019, duhet të jetë e gatshme me të dhëna dhe informacione përkatëse. “Ne duhet të vazhdojmë derisa të dimë origjinën, duhet të shtyjmë më shumë sepse duhet të mësojmë nga ajo që ndodhi këtë herë në mënyrë që të [bëjmë] më te mirën në të ardhmen,” tha Dr Tedros. Shkencëtarët paralajmërojnë se me rritjen e numrave te infeksioneve të reja ditore, të gjitha sistemet shëndetësore do të vendosen nën trysni.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts