Omicron përhapet dhe në SHBA, Biden: Nuk ka nevojë për masa shtrënguese, qytetarët janë vaksinuar

omicron perhapet dhe ne shba biden nuk ka nevoje per masa shtrenguese qytetaret jane vaksinuar
omicron perhapet dhe ne shba biden nuk ka nevoje per masa shtrenguese qytetaret jane vaksinuar

08:54 30/11/2021

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka reaguar lidhur me variantin e ri të Covid-19, Omicron i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Në një deklaratë Biden u shpreh se ka vend për shqetësim, por nuk duhet që të përhapet panik tek qytetarët.

Varianti i ri është zbuluar dhe në SHBA, por kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se nuk ka nevojë për masa të reja pasi qytetarët janë të vaksinuar dhe mbajnë masa.

Më tej shtoi se kompanitë farmaceutike po bënin plane emergjente për injektime të reja nëse ato nevojiten.

Në SHBA dhe Kanada janë vendosur ndalime udhëtimi nga disa vende të Afrikës Jugore. Tashmë nga SHBA nuk do të lejohen udhëtime nga Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Eswatini, Mozambiku dhe Malavi.

Edhe vende të tjera në Evropë kanë ndaluar udhëtimet nga Afrika e Jugut, si një masë për të parandaluar përhapjen e variantit të ri Omicron./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts