
13:20 15/12/2021
OBSH: Varianti i ri edhe në shume vende që nuk e kanë zbuluar ende
Omicron po përhapet në gjithë globin me ritme të paprecedenta. Alarmin e jep Organizata Botërore e Shëndetit, që konfirmoi praninë e variantit të ri në 77 vende të botës. Por sekretari i përgjithshëm i OBSH-së thotë se mundësia është e lartë që shumë vende të tjera të mos i kenë zbuluar ende të prekurit nga ky variant.
Ai tërhoqi vëmendjen se qeveritë botërore nuk po bëjnë sa duhet për të frenuar përhapjen e Omikronit dhe kjo pritet të ndikojë drejtpërdrejt në ezaurimin e shpejt të kapaciteteve spitalore. Kreu i OBSH-së rekomandon injektimin urgjent të dozave përforcuese.
Për frenimin e ritmeve të përhapjes së Omicronit, në Britaninë e Madhe hyri këtë të mërkurë, certifikata e imunizimit ndaj koronavirusit. Në shumicën e ambienteve publike të mbyllura nuk lejohet më hyrja e pa këtë dokument.
Britania është ndër vendet e fundit mes shteteve të mëdha të kontinentit që e aplikojnë këtë masë. Ky vend shënoi këtë javë të parën viktimë nga Omicron në botë. Këtë të Mërkurë, Britania e Madhe shënoi shifrën më të lartë të infektimeve ditore që prej Janarit, ndërsa Franca rekordin që prej Prillit.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al